Afati i aplikimit për dy pozita gjyqtarësh në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ka përfunduar më 17 mars, siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, deri në orën 16:00 të datës së fundit, gjithsej 25 kandidatë kanë dorëzuar aplikacionet e tyre. Lista e kandidatëve përfshin emrat si vijon: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.
Kuvendi ka theksuar se administrata është në pritje të aplikimeve eventuale që mund të kenë arritur përmes shërbimeve postare. Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë në përputhje të plotë me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
