Pas Mohamed Salah, Liverpuli ka konfirmuar edhe largimin e legjendës së klubit, Andy Robertson.

Kapiteni i Skocisë do të largohet pas plotë nëntë sezonash pas skadimit të kontratës së tij këtë verë, shkruan IndeksOnline.

Ai prej se u transferua te Liverpuli ka bërë 373 paraqitje deri më sot.

Robertson u transferua nga Hull City në vitin 2017 ka fituar dy tituj të Premier League, një Ligë të Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës, si dhe Kupën e Botës për Klube FIFA, Superkupën UEFA dhe Community Shield./IndeksOnline/