**Parashikimi i motit për ditën e premte**
Dita e premte parashikohet të nisë me mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta shiu, me karakter lokal.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, duke qenë herë pas here me intensitet të lartë, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 49 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17°C.
/MeteoKosova/
