Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vizituar Kosovën.

Ajo u prit edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Për të, Kurti ka shkruar në Facebook dhe në “X”.

Në Facebook, Kurti ka shkruar se Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel. Derisa e ashtuquajtura Shtëpi e Verdhë nuk u bë as pjesë e aktakuzës, ranë pretendimet për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullsisë civile. Por shqetësuese mbetet mungesa e thellë e transparencës dhe qasja tërësisht monoetnike e kësaj gjykate”, ka shkruar Kurti ndër tjerash.

Ndërkaq, në “X”, ka shkruar për gjashtë vizitat e Ursula von der Leyen për 6 vjet, duke thënë se që nga ajo kohë Kosova ka bërë progres.

“Gjashtë vizita në gjashtë vite dhe, pavarësisht çdo sfide, nuk keni munguar asnjëherë. Ju faleminderit! Që nga takimi ynë i parë, Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm. Vlerësues të pavarur konfirmojnë arritjet tona në demokraci, sundim të ligjit, siguri dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë raportet e Komisionit tregojnë se nuk ka pasur regres në asnjë fushë të politikave. Ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë çdo sanksion kundër Rusisë, dhe i mbrojmë vlerat e Nenit 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti në “X”. /Gazeta Express