Ndeshja mes Skocisë dhe Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve u ndërpre përkohësisht pasi një qen hyri në fushë.

Ndeshja u ndërpre për rreth gjysmë minute, në minutën e nëntë, pasi një qen hyri në fushë në stadiumin “Tose Proeski Arena”, në Shkup.

Qeni hyri në fushë dhe kaloi nëpër të, përpara se lojtari i Maqedonisë së Veriut, Sebastien Herrera, të përpiqej ta drejtonte qenin drejt vijës anësore.

Qeni u largua me shpejtësi, por më pas doli vetë nga fusha, ndërsa kamerat ndoqën lëvizjet e tij drejt anës së fushës.

“Mysafiri i paftuar” më pas u largua dhe ndeshja rifilloi pas një vonese shumë të shkurtër.

Maqedonia e Veriut dhe Skocia i përkasin grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Momentalisht, ndeshja po shkon në favor të skocezëve, të cilët po fitojnë 1-0, me golin e shënuar nga Kieron Bowie.

Me këtë rezultatë, Skocia shkon në kuotën e katër pikëve, derisa Maqedonia e Veriut mbetet në zero pikë./GazetaExpress/