Fejza ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi krah bashkëshortit të saj dhe ish-ambasadorit amerikan, William Walker.

Krahas fotografisë, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për Walkerin, duke e cilësuar atë si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve.

“Me mikun e madh të shqiptarëve, William Walker. Kosova përjetësisht mirënjohëse për miqtë tanë”, ka shkruar Fejza në postimin e saj.

Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa mesazhi i saj vjen si një falënderim për kontributin dhe mbështetjen që Walker ka dhënë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve./Indeksonline/