**Gruda: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në përputhje me Kushtetutën, nuk i ikim drejtësisë**
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë në harmoni me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe me Kushtetutën e vendit.
Duke iu referuar mundësisë së kontestimit të ligjit, Gruda theksoi se: “Ky ligj mund të shkojë vetëm në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë.” Ai sqaroi se Dhomat e Specializuara në Hagë merren me vendimet e rasteve specifike, jo me ligjet e brendshme të Kosovës.
Gruda theksoi edhe angazhimin e palës së tij ndaj procesit, duke deklaruar: “Me këtë ligj zotohemi se nuk i ikim drejtësisë.”
Në përfundim të prezantimit të këtyre ndryshimeve, deputeti i PDK-së u bëri thirrje kolegëve të tij në Kuvend që ta votojnë projektligjin në lexim të parë.
