Takimi i paralajmëruar midis kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili pritej të niste rreth orës 12:30, nuk ka filluar ende. Kjo pasi Kurti vazhdon të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, e cila është ende në zhvillim.

Më herët gjatë ditës, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se do të takohej sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Rreth orës 12:15, deputetët e PDK-së u larguan nga seanca. Gjatë largimit të tyre, u vëzhgua një shkëmbim fjalësh me tone konfrontuese midis deputetit Përparim Gruda dhe kryeministrit Kurti.