Sot, në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas agjendës së Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendase, mysafirë dhe personalitete të tjera të ftuara.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente me 81 vota, gjatë një votimi të mbajtur në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Ajo siguroi mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.