Ish-kreu i Topit të Artë, Pascal Ferre, ka zbuluar disa prapaskena nga ceremonia, duke folur për momentin kur Real Madridi mësoi se Vinícius Jr. nuk do ta fitonte çmimin.
Ferre tha se synimi ishte që fituesi të mos dihej deri në momentin e shpalljes zyrtare, por sipas tij, ky sekret nuk u ruajt.
“Duhej të ishte hera e parë që fituesi nuk do të dihej deri në momentin kur do të shpallej në ceremoni. Por, nga ajo që di unë, ky sekret nuk u respektua. Real Madridi e mori vesh dhe u zemërua shumë. Është e vështirë për mua të them më shumë, sepse në atë kohë nuk isha më aty”, deklaroi Ferre.
/Indeksonline/
