63 minatorë të Trepçës kanë mbetur sonte të ngujuar brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.
Ekipet teknike tash janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike, me qëllim që minatorët të dalin nga Trepça.
Njëri nga punëtorët e KEDS-it që është në terren, në përpjekje për rikthimin e furnizimit me energji, tha se nëse s’ka prishje tjera, kjo do të rregullohet.
“Ka bërë dëm shumë dhe në rrethinë. Por nëse s’ka prishje tjera, kjo rregullohet”, tha njëri nga punëtorët e KEDS-it, i cili është në terren.
