Milani ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

19-vjeçari po mendon largimin në formë huazimi, pasi nuk ka arritur të sigurojë minutat e dëshiruara te skuadra madrilene, shkruan Indeksonline.

Sipas raportimeve, marrëveshja e mundshme mund t’i mundësojë Milanit blerjen e lojtarit në qershor të vitit 2027, për një shumë prej 35 deri në 40 milionë eurosh. Ndërkohë, Real Madridi do të ruante të drejtën e riblerjes për 45 deri në 50 milionë euro.

Përveç Milanit, interesim për talentin brazilian kanë shfaqur edhe Roma dhe Aston Villa, të cilat po e përcjellin nga afër situatën e tij. /IndeksOnline/