**Avokati i Popullit prezanton raportin për Dhomat e Specializuara: Mungesë monitorimi demokratik**

Avni Qelaj, Avokati i Popullit, ka prezantuar sot në Prishtinë konkluzionet e raportit të tij mbi punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Një nga konstatimet kryesore të raportit thekson se Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.