Tensione të vazhdueshme raportohen nga protesta para Ministrisë së Arsimit, në ditën e saj të dytë. Nga ambientet e brendshme të ministrisë shihet të dalë tym i zi, ndërsa protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të godinës.

Nga ana tjetër, Policia ka krijuar disa kordone sigurie dhe po përdor vazhdimisht ujë me presion në drejtim të turmës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve, raporton Top Channel.

Deri më tani, janë kryer disa shoqërime, ndërsa katër persona dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime.