Nicolo Tresoldi mund të bëhet pjesë e një prej dilemave interesante sa i përket përfaqësimit ndërkombëtar. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili aktualisht luan për Gjermaninë, ka pranuar se mund të përfaqësojë edhe Argjentinën, duke lënë të hapur mundësinë për të ardhmen e tij ndërkombëtare.
“Unë mund të luaj edhe për Argjentinën. Argjentina është një vend i mrekullueshëm. Nëna ime është argjentinase dhe unë kam gjak argjentinas”, është shprehur Tresoldi.
Megjithatë, futbollisti i ka pranuar se ende nuk e di se si do të zhvillohet e ardhmja e tij në këtë drejtim, duke theksuar se për momentin luan për Gjermaninë dhe posedon gjithashtu pasaportë italiane.
“E vërteta është se nuk e di çfarë do të ndodhë. Për momentin, luaj për Gjermaninë dhe kam edhe pasaportë italiane”, ka deklaruar sulmuesi.
Tresoldi ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në futbollin evropian. Ai është pjesë e Club Brugge, ndërsa realizoi tre gola ndaj Interit në UEFA Champions League, duke konfirmuar potencialin e tij në skenën ndërkombëtare të klubeve./Indeksonline/
