Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për të izoluar dhe goditur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Hoxhaj theksoi se, pas takimeve me diplomatë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka kuptuar se ky vendim ka rrezik të përdoret si armë për izolimin e vendit.
“Unë kam frikë se aktgjykimi do të përdoret si një armë për ta izoluar dhe goditur Kosovën. Gjatë këtyre ditëve kam takuar diplomatë, dhe një pjesë e madhe e tyre, me vetëdije apo pa vetëdije, po e instrumentalizojnë aktgjykimin për ta penalizuar realisht Kosovën. Këtu duhet një qasje e mirëmenduar se si do të pozicionohet Kosova si shtet”, deklaroi Hoxhaj për RTV21.
