Pas më shumë se 12 orë protestë nëpër rrugët e Tiranës një numër jo i vogël protestuesish vijojnë të qëndrojnë në bulevardin dëshmorët e kombit ku herë pas herë tentojnë të afrohen drejt Kryeministrisë, raporton Euronewsalbania.

Policia është përgjigjur duke hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës duke zmbrapsur protestuesit të cilët largohen dhe kthehen sërish pranë godinës së Kryeministrisë.