Brahim Diaz mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi hapësirat e tij në skuadrën madrilene janë zvogëluar ndjeshëm, raporton gazeta spanjolle Marca.
Sulmuesi maroken nuk ka luajtur që nga 15 shtatori dhe situata e tij është bërë edhe më e vështirë pas paraqitjeve të mira të Endrickut, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin në repartin ofensiv.
Diaz ka regjistruar vetëm 178 minuta lojë këtë sezon, duke mbetur larg rolit që kishte shpresuar ta kishte te gjiganti spanjoll. Përveç konkurrencës së madhe për një vend në formacion, mungesa e minutave është ndikuar edhe nga problemet fizike që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.
Në këto rrethana, largimi në merkaton e janarit mund të bëhet një mundësi për 27-vjeçarin, i cili do të kërkonte më shumë hapësira për të luajtur dhe për të dëshmuar vlerat e tij.
Megjithatë, për momentin nuk ka konfirmim për një vendim përfundimtar, ndërsa mbetet të shihet nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm ta lejojë largimin e tij në mes të sezonit.
