Tension pranë Kryeministrisë: Policia përdor ujë me presion dhe sprej blu kundër protestuesve
Situata pranë Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, pasi policia ka ndërhyrë me presion uji dhe sprej blu për të shpërndarë protestuesit.
Efektivët e policisë kanë përdorur ujë me presion dhe kanë hedhur sprej blu në drejtim të turmës, në përpjekje për t’i larguar ata nga zona para godinës së Kryeministrisë.
Kjo ndërhyrje shënon një moment tjetër përplasjeje gjatë tubimit, ndërsa protestuesit refuzojnë të largohen. Mbetet ende e paqartë nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
