Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria duhet të bëjë veprime urgjente për rikthimin e dialogut, duke thënë se pezullimi ka të bëjë me mënyrën e veprimit të ekzekutivit, teksa ka shtuar se me Kosovën SHBA-ja e ka pezulluar dialogun, por me Serbinë sipas tij ka një stad zhvillimi.

“Për pasojat nuk besoj që duhet të flasim tash shumë, sepse ende jemi duke i vuajtur ato pasoja. Është i suspenduar dialogu. Qeveria e di arsyen pse është suspenduar. Ka të bëjë vetëm me sjelljen e Qeverisë së Republikës, nuk ka të bëjë me kurrgjë tjetër në këtë vend, nuk ka të bëjë as me funksionimin apo jo stabilitetin politik që e kanë pasur. Kështu që Qeveria duhet të bëjë veprime urgjente që me e rikthy besimin dhe agjendën e shumëpritur. Dialogu strategjik i SHBA-ve me Kosovën është suspenduar, ndërsa me Serbinë e ka një stad zhvillimi. Dhe kjo përbën diçka të cilën Kosova nuk guxon me lejuar me qenë defanzive”, tha Haziri.