Skuadra e Lazios ka shënuar fitore të madhe në Torino ndaj Juventusit me rezultatin 0:3 në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.

Qysh në pjesën e parë, skuadra mysafire tregoi se ka udhëtuar për pikët e plota, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi, Provstgaard n ëminutën e 37’të.

Në pjesën e dytë, Juventusi u mundua të rikthente rezultatin, por pësoi dy gola tjerë.

Fillimisht shënoi Isaksen në minutën e 66’të dhe më pas Dele-Bashiru për 0:3 në minutën e 89’të.

Me këtë fitore, Lazio barazon Interin me pikë në tabelën e Serie A, të dyja në krye me nga 19 pikë./Indeksonline./