Nis sot shqyrtimi në Gjykatën Komerciale i padisë së Komunës së Gjakovës për kompensim dëmi
Sot, duke nisur nga ora 10:00, në Gjykatën Komerciale do të mbahet seanca e parë përgatitore lidhur me padinë e Komunës së Gjakovës. Kjo padi kërkon kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për të mbuluar detyrime që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.
Këto fonde, siç thekson AKK-ja, duhej të ishin përdorur për investime kapitale dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
“AKK-ja pret një shqyrtim të drejtë dhe pa zvarritje të mëtejshme. Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, komunat meritojnë drejtësi dhe kompensim,” thuhet në njoftimin e tyre.
