Përjashtim i rrallë: Aurela Gaçe ndan publikisht mbështetjen për Mirin në BBV, cilat fjalë i dedikoi?

Rrugëtimi i Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” po i afrohet finales dhe emocionet rreth tij po shtohen dita-ditës. Ndërkohë që gara po hyn në fazën vendimtare, mbështetja nga miqtë dhe figura të njohura të muzikës shqiptare po bëhet gjithnjë e më evidente.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe theu heshtjen me një deklaratë publike tepër emocionale, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë mikut të saj, Mirit.

Aurela shpjegon se përgjatë viteve ka zgjedhur të mos komentojë publikisht pjesëmarrjen e kolegëve të saj në programe të llojit reality, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe energjisë negative që shpesh shoqëron këto formate. Megjithatë, për Mirin, ajo ka bërë një përjashtim të veçantë, duke rikthyer në vëmendje historinë e grupit “West Side Family” dhe të ndjerin Dr. Flori.

Në mesazhin e saj, Aurela Gaçe shkruan:

“Ata ishin 3 @westsidefamilyofficial dhe vazhdojnë të jenë në zemrat e atyre që i deshën e i duan për artin e për emocionet që shkaktuan. Prej disa muajsh @miri_westsidefamily mori një vendim për t’u bërë pjesë e BBVA. Në fakt unë personalisht kam pasur shumë miq e shokë e bashkëpunëtorë pjesë e BBVA. E asnjëherë nuk kam marrë përsipër të komentoj askënd nga bashkëpunëtorët që vendosin të bëhen pjesë e formateve që shpesh bëhen shkak për një gjuhë urrejtjeje. Energji që nuk dua t’a afroj e as t’a prodhoj.”

Pavarësisht distancimit të saj nga komentet për dinamikat e programit, këngëtarja thekson mbështetjen për qëllimin e Mirit brenda formatit dhe për rrugëtimin e tij personal.

Në mbyllje të mesazhit, Aurela Gaçe i uron sukses dhe dashuri, duke sjellë në kujtesë edhe fjalët e Dr. Florit:

“Rrugëtimit të Mirit po i vjen fundi e dua vetëm t’i uroj të ketë marrë e të marrë më vonë frytet e arsyes e qëllimit që ai kishte kur vendosi të bëhej pjesë e këtij formati. Në fund ka vetëm një fitues. Por jeta shkon siç e thoshte në këngë edhe Dr. Flori, ndaj në fund të ditës, secili, e për Mirin, mikun tonë, uroj të marrë dashuri e vetëm dashuri.”