Ministri Andin Hoti ka pritur takim përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Vendore, me të cilët diskutuan për punësimin, të drejtat e punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, politikat sociale dhe përfshirjen e personave me sfida të shëndetit mendor në tregun e punës.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, prezantoi reformat që po ndërmerren në Inspektoratin Qendror të Punës, përfshirë nismat për avancimin e legjislacionit, forcimin e dialogut social dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
Gjithashtu, bëhet e ditur se u diskutua edhe për digjitalizimin e inspektimeve dhe rekrutimin e 39 inspektorëve të rinj.
“Bashkëpunimi me shoqërinë civile mbetet i rëndësishëm për hartimin e politikave më të mira dhe më gjithëpërfshirëse në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale”, thuhet në njoftim.
