Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin e kësaj partie pritet të zhvillohet mes Uran Ismailit dhe Enver Hoxhajt.
“Besoj që Uran Ismaili do të jetë kryetar i PDK-së. Përplasja do të jetë mes Enver Hoxhajt dhe Uran Ismailit”, ka deklaruar Haxhiu në “Pressing”.
Deklaratat e Haxhiut vijnë në kohën kur vëmendja është përqendruar te zhvillimet e brendshme dhe e ardhmja e lidershipit të PDK-së.
Video:
