Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, në këtë seancë janë paraparë të diskutohen pesë pika.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Vendi: Salla e seancave

Koha: 10:00