Kim Kardashian zbulon arsyet e ndalimeve të shpeshta nga policia

Ylli i njohur, Kim Kardashian, ka treguar se është ndaluar nga policia “shumë herë” për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe mosrespektimit të shenjës STOP.

Ky rrëfim u bë publik gjatë një bisede me koleget e saj Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts, në kuadër të turneut për shtyp për sezonin e dytë të serialit “All’s Fair” në Los Anxhelos.

Në një video të postuar në TikTok, aktoret diskutuan për zakonet e tyre të drejtimit të makinës gjatë bisedave prapaskenë. Diskutimi nisi kur Naomi Watts përmendi se kishte parë një ëndërr ku ishte gjobitur për shpejtësi. Kjo e shtyu Sarah Paulson të thoshte se ajo nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Në këtë pikë, Kardashian pyeti me habi: “Asnjëherë? Nuk të kanë ndaluar kurrë?”, ndërsa Niecy Nash-Betts shtoi me shaka: “A ngas makinë fare?”.

Pasi Paulson konfirmoi se ajo ngiste makinën, Kardashian pranoi shkeljet e saj. “Oh, mua më kanë ndaluar kaq shumë herë”, u shpreh ajo. Paulson dëshiroi të dinte arsyen e ndalimeve. “Për shpejtësi. Apo, për mosndalim në shenjën STOP”, shpjegoi Kardashian, duke sqaruar se ajo thjesht ngadalësonte në vend që të ndalonte plotësisht.

Burimi: Indeksonline