**Zjarr masiv në stadiumin e Baselit, publikohen pamjet e dëmeve**

Dhomat e zhveshjes në stadiumin “St. Jakob-Park” të FC Baselit u përfshinë nga një zjarr i fuqishëm të premten në mbrëmje. Ngjarja shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar.

Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar pamje nga zjarri në stadium, duke treguar shkallën e dëmeve.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, FC Basel kërkoi shtyrjen e ndeshjes së kampionatit kundër Thun-it, e cila ishte parashikuar të luhej sot në mbrëmje. Kërkesa e klubit u miratua nga Federata Zvicerane e Futbollit.

(Burimi: IndeksOnline)