**Superliga e Basketbollit: Nis faza “play-off”, Ylli dhe Peja përballja e parë**
Sonte nis zyrtarisht faza e “play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet në Suharekë, duke vënë përballë Golden Eagle Yllin dhe Pejën.
Gjatë sezonit të rregullt, skuadra e Yllit e mbylli kampionatin në vendin e katërt, ndërsa Peja u rendit e pesta.
Në katër përballjet direkte të këtij edicioni, të dyja skuadrat kanë shënuar nga dy fitore. Këto dy ekipe u takuan edhe në finalen e Ligës Unike, ku triumfi i shkoi Golden Eagle Yllit.
Kjo sfidë emocionuese do të nisë në orën 19:30.
(Burimi: IndeksOnline)
