**Policia e Tiranës angazhon 2000 forca për protestën kombëtare, priten trazira**
Në Tiranë, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 2000 forca policore në terren, në prag të protestës kombëtare të thirrur për sot në orën 14:00. Ky masivizim i forcave vjen në një kohë kur pritet një numër më i lartë protestuesish se në ditët paraprake, dhe nuk përjashtohet mundësia e dhunës apo trazirave.
Angazhimi i këtyre forcave, sipas burimeve të Top Channel, ka si qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mundshëm, duke marrë në konsideratë precedentët e dhunshëm të javës së shkuar.
Në protestat e fundit, Policia ka aplikuar një taktikë ndryshe, duke mos lejuar grumbullimin e madh të protestuesve në një pikë të caktuar, me qëllim menaxhimin më efektiv të situatës.
