Vitamina D, thelbësore për shtatzënat: Studimi zbulon rreziqet për shëndetin e foshnjave

Një studim i ri ka nxjerrë në pah rëndësinë kritike të vitaminës D gjatë shtatzënisë. Hulumtimi tregon se fëmijët që lindin me nivele të ulëta të kësaj vitamine janë më të rrezikuar të zhvillojnë hipertension dhe të kenë një imunitet më të dobët, duke u sëmurur më shpesh.

Sipas studimit të Shoqatës Amerikane të Zemrës, foshnjat me mungesë të vitaminës D në lindje kanë një rrezik 60 për qind më të lartë për zhvillimin e tensionit të lartë sistolik të gjakut në moshën 6 deri në 18 vjeç.

Nëse një nënë shtatzënë nuk merr sasinë e duhur të vitaminës D – qoftë përmes ushqimit, ekspozimit në diell apo suplementeve – foshnja e saj nuk do të jetë në gjendje të thithë siç duhet kalciumin thelbësor për zhvillimin e kockave të forta.

Ky deficit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e tyre kardiovaskular në të ardhmen, duke rritur ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.