Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, vizitoi Muzeun Etnografik të Budapestit (Néprajzi Múzeum), një nga institucionet më të rëndësishme etnografike të Evropës, në kuadër të qëndrimit zyrtar në Hungari.

Shiroka Pula theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre artefakteve dhe nevojën e ruajtjes së tyre për brezat e ardhshëm.

“Artefaktet e këtij muzeu dëshmojnë historinë, identitetin dhe krijimtarinë e popujve ndër shekuj. Koleksione të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë edhe vetveten, kulturën tonë dhe mjeshtëritë tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë. Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit”, ka thënë ajo.

Në Muzeun Etnografik të Budapestit, ruhet edhe koleksioni shqiptar i Paolo Lazzës (Palokë Laca), i cili përbën një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë etnografike shqiptare.

“Artefaktet e këtij muzeu dëshmojnë historinë, identitetin dhe krijimtarinë e popujve ndër shekuj. Koleksione të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë edhe vetveten, kulturën tonë dhe mjeshtëritë tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë. Ruajtja e kësaj trashëgimie është përgjegjësi e përbashkët e njerëzimit”, ka thënë Presidentja Shiroka Pula.