Ylli kosovar, Lirim Kastrati ka bërë sot rikthimin e tij të shumëpritur.

Pas një kohe të gjatë me lëndim, ai luajti sot në “El Clasicon” shqiptare ndaj Tiranës ku u aktivizua në minutat e fundit.

Ai ishte jashtë fushave për 253 ditë, ku më pas kësaj bëri një postim në faqen e tij zyrtare duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë ndejtur pranë.

Rikthimi i tij erdhi në moment të duhur, pasi që Vllaznia ishte fitimtare ndaj Tiranës me rezultat 2-0 në “Loro Boriqi”./IndeksOnline/