Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në këto zgjedhje, shqiptarët janë duke garuar në një listë të përbashkët, me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvendin e Serbisë.
Në këtë proces, janë duke votuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Gjatë procesit të së dielës, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo ka thënë se dita e sotme është vendimtare dhe jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i ftuar qytetarët të mos hezitojnë dhe të dalin të votojnë.
“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, tha Sinani.
Ajo e ka cilësuar këtë proces edhe si referendum në vete.
“Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht”, ka thënë Sinani.
