Rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka konfirmuar për Gazetën Express, Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.
Sipas saj, “i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë”.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””, shtoi Krasniqi
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
