**Haradinaj për zgjedhjet në Serbi: Fituesit janë po aq të këqij sa pushteti i mëparshëm, mundësia që po u jepet nga bota është rrezik për Kosovën**

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ishte i ftuar të hënën në emisionin “Pressing” të T7.

Atje, ai komentoi rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, duke theksuar se fituesit e tyre janë po aq të këqij sa edhe pushteti i mëparshëm serb.

Haradinaj shprehu shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar mund t’i japë një mundësi pushtetit të ri në Serbi, çka, sipas tij, do të ishte rrezik për Kosovën.

“Unë i shoh të rrezikshëm këta që kanë fituar, po aq të rrezikshëm sa ata që ishin. Por, ndërsa ata që ishin e kishin një kategorizim si të këqij, tani një pjesë e botës i sheh këta si të mirë dhe do t’u japë një mundësi, e kjo do të jetë një rrezik për Kosovën,” citohet të ketë thënë Haradinaj.