Milani është i pamposhtur pas tetë xhirove të para të sezonit në Serie A.

Sipas “Optas”, Milani (5 fitore dhe 3 barazime) e ka arritur këtë vetëm dy herë të tjera në 20 sezonet e fundit, në edicionet 2020/21 dhe 2021/22.

Me fitoren ndaj Udineses, Milani ka mbetur në hap me liderët e Serie A në sezonin 2025/2026.

Skuadra e Ruben Amorimit zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë ndaj një kundërshtari që kishte pësuar pesë humbje radhazi.

Me vetëm katër pikë larg kreut dhe ende pa humbje, Milani ka arsye të besojë se mund ta fitojë titullin e kampionit.

Ndeshjen e ardhshme, Milani do të luajë ndaj Bolognas në “San Siro” më 28 tetor, para se të luajë derbin ndaj Interit, po ashtu si vendas, më 31 tetor./GazetaExpress/