Incident në bazën ushtarake RAF Fairford, dy të rinj akuzohen për spiunazh në favor të Iranit
Autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj dy 24-vjeçarëve, të dyshuar për përfshirje në një incident pranë bazës ushtarake RAF Fairford, në jugperëndim të Anglisë.
Policia dyshon se njëri prej tyre ka vepruar në bashkëpunim me Iranin.
Sipas Prokurorisë, Mohmed Abdulkarim akuzohet për veprime në favor të një shërbimi të huaj inteligjence. Ndërsa Nouman Essghir akuzohet për hyrje në një zonë të ndaluar. Të dy pritet të dalin para gjykatës.
Këto akuza vijnë pas arrestimit të pesë shtetasve britanikë më 27 shtator, pranë bazës RAF Fairford. Kjo bazë ishte përdorur nga forcat amerikane për sulme ndaj Iranit, por avionët u tërhoqën pak kohë pas arrestimeve për arsye sigurie.
Drejtuesi i Policisë Kundër Terrorizmit në Britani, Laurence Taylor, deklaroi se hetuesit besojnë se Abdulkarim po vepronte në interes të Iranit.
Hetimet vijojnë, dhe akuzat ndaj dy të dyshuarve pritet të shqyrtohen nga drejtësia britanike.
