Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra të dielën e kaluar. Në varrim mori pjesë edhe djali i saj 12-vjeçar. Vrasja e Zekajt ka tronditur vendin, dhe ka ngjallë reagime të shumta.

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme me ç’rast ka miratuar edhe një rezolutë. Pas rastit të rëndë janë mbajtur disa aksione si dhe është thirrur një protestë për të dënuar këtë akt.

E nderja, dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ndodhet në paraburgim./IndeksOnline/