Komuna e Zubin Potokut ka ndarë mbi 7 mijë  euro për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit ishte 9,990 euro.

Aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 22 shtator 2026, ndërsa njoftimi për kontratë është publikuar një ditë më vonë, më 23 shtator, raporton IndeksOnline.

Hapja e tenderëve është bërë më 29 shtator, kurse njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar më 15 tetor 2026.

Vlera përfundimtare e kontratës është 7,073.40 euro, apo 2,916.60 euro më pak se shuma e parashikuar fillimisht.