Brighton ka kaluar në epërsi 1-0 kundër Manchester Cityt në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”, në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë (EFL Cup).
Mysafirët arritën ta zhbllokonin rezultatin në minutën e 30-të, falë një realizimi të shkëlqyer të Malick Yalcouyés.
Aksioni nisi nga Georginio Rutter, i cili asistoi për bashkëlojtarin e tij brenda zonës së penalltisë.
🚨 Malick Yalcouyé right footed shot from very close range.
🏴 Manchester City 0-1 Brighton
https://t.co/Txoyigoo7F
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 28, 2026
Yalcouyé reagoi në mënyrë të përkryer, duke e goditur topin fluturimthi dhe duke e dërguar në këndin e poshtëm të majtë të portës së Cityt.
Me këtë gol, Brighton merr avantazhin në një transfertë të vështirë, ndërsa Manchester City duhet të reagojë për ta shmangur eliminimin nga gara.
Manchester City 0-1 Brighton
30′ – Malick Yalcouyé (asistim nga Georginio Rutter)
