Cara Delevingne ka surprizuar me një transformim të ri të pamjes gjatë një fotosesioni në New York, duke u shfaqur pothuajse e panjohur me flokë bionde platini dhe balluke të theksuara.

Supermodelja britanike, 34 vjeçe, ka lënë pas flokët ngjyrë gështenjë që kishte mbajtur muajt e fundit, duke zgjedhur një paruke bionde që i ndryshoi dukshëm pamjen, shkruan Daily Mail.

Delevingne u fotografua në mes të një rruge të frekuentuar në Manhattan, ku u shtri mbi vijat e bardha të vendkalimit për këmbësorë, ndërsa pozonte për aparatin fotografik.

Image

Ajo kishte veshur një fustan të veçantë të zi dhe argjendtë, të krijuar nga Swarovski, të kombinuar me çorape rrjetë deri mbi gjunjë.

Nga modelingu te aktrimi dhe muzika

Image

E njohur për karrierën e saj në modë, Cara Delevingne ka zgjeruar ndër vite aktivitetin edhe në aktrim dhe muzikë, duke u bërë një nga figurat më të njohura të industrisë së argëtimit.

Ish-modelja e “Victoria’s Secret” ka zgjedhur vitet e fundit të jetë më selektive në projektet profesionale, pasi rreth një dekadë më parë u tërhoq nga modelingu me kohë të plotë për t’iu përkushtuar aktrimit dhe muzikës.

Image

Pavarësisht ndryshimeve në karrierë, ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj dhe eksperimentet me stilin.

Sipas gazetarit të “Daily Mail”, Richard Eden, i cili raportoi së fundmi për financat e saj, Delevingne ka rreth 34.9 milionë paund në kompaninë e saj Cara & Co, përmes së cilës administron të ardhurat nga modelingu dhe aktrimi.