Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka njoftuar se do të organizojë një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky aksion, sipas njoftimit të QIKA-s për media, synon të adresojë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Veprimtaria do të pasohet nga një konferencë për media, e cila do të mbahet në orën 13:30.
