Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas shqyrtimit të dytë të tij.
Për miratimin e këtij ligji ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila tha se “Byroja Shtetërore” po bëhet.
“Pasuria e pajustifikueshme nuk do të ketë më strehë te pushteti, ndikimi apo emri i askujt. Ligji duhet dhe do të vlejë për të gjithë, pa përjashtim. Sepse askush, bash askush, nuk qëndron mbi ligjin në Republikën tonë”.
Ndërkohë, në sheshet e Prishtinës në protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt po kërkohet dorëheqja e Gërvallës, derisa protestuesit po e akuzojnë sistemin e drejtësisë për dështimin në mbrojtjen e jetës së Zekajt.
