**Roland Maran, me fara luledielli në tribuna: Detaji që tregon përshtatjen me tifozërinë shqiptare**

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Roland Maran, ishte i pranishëm në tribuna për të ndjekur derbin e Superiores mes Dinamos së Tiranës dhe Tiranës.

Në një video të publikuar nga portali “Panorama Sport”, Maran u pa duke konsumuar fara luledielli, një detaj që u shpërnda shpejt në rrjetet sociale.

Ky gjest i trajnerit italian u interpretua si një shenjë e përshtatjes së tij me ambientin dhe zakonet e tifozëve shqiptarë, pasi konsumimi i farave të lulediellit është një praktikë e zakonshme dhe e përhapur në tribunat e stadiumeve në Shqipëri dhe Kosovë.