Valon Lluka lirohet nga paraburgimi me masën e dorëzanisë

Në cilësinë e avokatit mbrojtës të z. Valon Lluka, dhe për hir të informimit të drejtë të publikut, ju njoftoj se sot, me vendim të gjyqtares së procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, duke iu zëvendësuar kjo masë me dorëzani.

Kjo është bërë e ditur nga Pro Juris dhe avokati Driton Muharremi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit ky vendim vjen pas një procesi të rëndësishëm juridik, ku fillimisht Gjykata e Apelit kishte vlerësuar si të pabazuara pretendimet për rrezikun e ikjes dhe përsëritjes së veprës penale, ndërsa më pas Gjykata Supreme kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e mbrojtjes, lidhur me rrezikun e pretenduar për ndikim në dëshmitarë dhe asgjësim të provave, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi lirimin e z. Lluka nga paraburgimi me masën e dorëzanisë./Indeksonline/