Vdes në QKUK personi i aksidentuar në Podujevë, pas plagëve të marra

Një person ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të rënda të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 5 prill në fshatin Llugë të Podujevës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima, një mashkull shtetas i Kosovës, i cili po trajtohej në QKUK që nga data e aksidentit, ka ndërruar jetë më 11 qershor 2024. Vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.