Fotoja e Ilirianës nxit spekulime për shtatzëni

Këngëtarja e njohur, Iliriana, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas paraqitjes së saj të fundit publike, krah bashkëshortit Adri.

Në fotot e shpërndara, Iliriana shfaqet me një fustan të kuq elegant, ku vëmendje të veçantë ka marrë barku i saj, duke ngjallur spekulime të forta në rrjetet sociale për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, çifti nuk ka bërë asnjë konfirmim zyrtar lidhur me këto zëra. Ata vazhdojnë të jenë aktivë me angazhimet e tyre muzikore dhe paraqitjet publike.