Arlinda, Nicci dhe Antoneta janë shpallur si tre banorët e parë të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

Moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, ka ndarë detaje mbi këtë zhvillim përmes një postimi në Instagram. Ai zbuloi se banorët nuk kanë hyrë në shtëpi rastësisht, por u është dhënë mundësia pas përgjigjeve pozitive ndaj disa pyetjeve “provokuese” të dërguara nga Vëllai i Madh përmes aplikacionit WhatsApp.

Megjithatë, surprizat nuk përfundojnë këtu. Hamiti ka paralajmëruar se gjatë shfaqjes së parë direkte (Prime) të nesërme, pritet të prezantohen edhe banorë të tjerë dhe të nisë zyrtarisht loja brenda shtëpisë.