Avokati i tij, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është intervistuar lidhur me projektin ‘Arkitekti i Qytetit’.
Avokati ka shtuar edhe se, Rama, se ka shprehur gatishmërinë për të sqaruar çdo çështje që mund të jetë objekt i dyshimeve të Prokurorisë.
“Zoti Rama është intervistuar në lidhje me projektin e ‘Arkitektit të Qytetit’. Edhe pse dihet se në këtë rast kemi të bëjmë me politika publike, të cilat në instancë të fundit vlerësohen prej votuesve, mirëpo zoti Rama ka shfaqur gatishmërinë e tij që, nëse Prokuroria dyshon për aspekte të ndryshme të këtij projekti, të japë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që ta vërë në dijeni Prokurorinë se çdo gjë në lidhje me këtë projekt ka shkuar sipas ligjit”, tha Qerkini.
